Specialist, me kontratë të përkohëshme në Sektorin e-albania

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 673 datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, VKM-së Nr. 700 datëe 9.9.2020 “për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 47 date 22.01.2020 të Këshillit te Ministrave “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohëshme për vitin 2020”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për 5 vende të lira pune në pozicionin:

  • Specialist, me kontratë të përkohëshme në Sektorin e-albania

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare ;
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve:
  • windows server
  • paketa Office
  • wordpress
  • Të ketë aftësi të mira në:
  • Administrim Network
  • menaxhimin e llogarisë përdorues
  • e-mail web server
  • Verifikim programesh, konfigurime në rrjet, instalime të ndryshme të programeve për përdoruesit, instalim i antiviruseve
  • rregullim dhe mirembatje te probleme softëare dhe hardëare
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( IV-a )

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 08.10.2020 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;

–        CV;

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Fotokopje të librezës së punës;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit;

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit ;

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Të paktën një letër rekomandimi;

–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

 

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit)