Përgjegjës, pranë Sektorit të Promovimit të e-Gov, Drejtoria e Inovacionit dhe Promovimit të e-Gov

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Përgjegjës, pranë Sektorit të Promovimit të e-Gov, Drejtoria e Inovacionit dhe Promovimit të e-Gov

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  • Planifikon, monitoron dhe organizon punen ne sektor
  • Zhvillon dhe përmirëson në vazhdimësi format e ndryshme të promovimit të shërbimeve të ofruara në portalin unik qeveritar e-albania;
  • Rekomandon dhe siguron saktësi në dokumentacionin e nevojshëm për çështje të cilat janë mbi autoritetin vendimmarrës të Përgjegjësit të Sektorit dhe siguron saktësinë e informacionit të dalë nga sektori;
  • Siguron dhe analizon të dhëna brenda autoritetit të tij vendimmarrës dhe vepron për realizimin e nevojave të strukturave të varësisë;
  • Përpunon drejtimet strategjike të marrëdhënieve me publikun, komunikimin dhe informimin që duhet të ndjekë drejtoria e portalit qeveritar e-albania dhe ja paraqet ato per miratim drejtorit të drejtorisë;
  • Monitoron lajmet e përgatitura në lidhje me portalin qeveritar e-albania;
  • Planifikon dhe përgatit fushata dhe materiale promovuese për plotësimin e objektivave të drejtorisë;
  • Mbledh dhe organizon informacionin për të planifikuar fushata promovuese;
  • Siguron prezantimin në terren dhe mbështet demonstrimin e shërbimeve të reja në portalin qeveritar e-albania;
  • Koordinon me mediat për të shpërndarë lajmin;

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Shkencor)
  • Të ketë njohuri shumë të mira të marketingut online (rrjetet sociale, reklamim ne portale web, fushata komunikimi përmes email-it etj.)
  • Të ketë 3 vjet eksperiencë në pozicione të ngjashme (të jetë angazhuar në monitorimin e fushatave të komunikimit apo të marrëdhënieve me publikun);
  • Të ketë aftësi shumë të mira në hartimin e fushatave të komunikimit dhe hartimin e përmbajtjeve promovuese (tekste, postera, video etj.)
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri te mira ne dizenjimin e fushatave promovuese dhe programeve respektive te tyre (psh, paketa Adobe etj.)
  • Të ketë njohuri të mira analitike për kryerjen e analizave statistikore të fushatave të komunikimit;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

 PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-a)


PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

 

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 24.06.2022 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.