Specialist në Sektorin e Programimit, në Drejtorinë e Programimit dhe Zhvillimit

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 673, Datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vënd të lirë pune në pozicionin:

  • Specialist në Sektorin e Programimit, në Drejtorinë e Programimit dhe Zhvillimit

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare për Informatikë, Informatikë Ekonomike, Inxhinieri Telekomunikacioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve:
  • Windows server
  • Paketa Office
  • WordPress
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 16.08.2022 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;

–        CV;

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Të paktën një letër rekomandimi;

–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit)