Specialist, pranë Sektorit te IT ne Kryeministri (prane AZHT), Drejtoria e Marredhenieve e-Gov me Institucionet

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Specialist, pranë Sektorit te IT ne Kryeministri (prane AZHT), Drejtoria e Marredhenieve e-Gov me Institucionet

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  • Ndihmon në hartimin e programeve për modernizimin e punës në AZHT, si edhe të shërbimeve që ofron AZHT-ja;
  • Zbaton programet për modernizimin e punës në AZHT, si edhe të shërbimeve të ofruara nga AZHT-ja;
  • Ndihmon drejtorin e drejtorisë në monitorimin e sistemeve të informacionit në AZHT;
  • Ndërhyn në sistemet e informacionit të AZHT-së në momente të nevojshme, me kërkesë të eprorit;
  • Mirëmban pajisjet kompjuterike dhe sistemeve të komunikimit në AZHT, me kërkesë të eprorit;
  • Zbaton programin për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e Regjistrit, për segmentin IT;
  • Përgatit dhe boton manuale metodologjike për përdorimin e Regjistrit të Planifikimit të Territorit dhe sistemit GIS, me kërkesë të drejtorit të drejtorisë;
  • Konstaton dhe propozon tek Drejtori i Drejtorisë nevojën për hartimin e projekt-akteve nënligjore dhe rregulloreve që lidhen me Sektorin;
  • Realizon asistencen teknike per institucoinet qendrore dhe ato vendore ne lidhje me platformen e-leje;
  • Siguron të dhëna për raportet vjetore të zhvillimit të territorit;
  • Bashkëpunon me sektorët e agjencisë dhe me institucionet shtetërore për mbledhjen e informacioneve dhe publikimin e tyre te faqja e uebit të AZHT-së;
  • Bën përditësimin e rregullt dhe në kohë të informacionit në uebsajtin e AZHT-së në përputhje me afatin e përcaktuar;
  • Përgatit e boton manuale metodologjike për platformen e-Leje, si dhe përgatit e ofron programe trajnimi për platformen e-Leje;
  • Ndjek me përpikmëri afatet kohore të përditësimit të publikimeve në faqen e webit të Agjencisë sipas rendit që është vendosur

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT:

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatikë, Informatikë Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperience;
  • Të ketë njohuri Sistemet e menaxhimit të bazave të të dhënave relacioniare;
  • Të ketë njohuri Framework të zhvillimeve të aplikacioneve web;
  • Të ketë njohuri Rrjetat kompjuterike;
  • Të ketë njohuri Siguria e të dhënave në rrjetat kompjuterike;
  • Të ketë njohuri Serine e standardeve ISO 27000.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)


PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 10.10.2022 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.