2 Specialist, pranë Sektorit të Techspace, Drejtoria e Promovimit dhe Komunikimit Elektronik të e-Gov 

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të Ligjit nr. 43/2023 “Për Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për 2 vende të lira pune në pozicionet: 

  • Specialist, pranë Sektorit të Techspace, Drejtoria e Promovimit dhe Komunikimit Elektronik të e-Gov 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË: 

  1. Zbaton strategjinë e TechSpace dhe planin e aktiviteteve të saj; 
  1. Harton programe për zhvillimin e kapaciteteve teknike të studentëve TIK dhe nxitjen e ideve novatore me synim krijimin e startup-eve të reja; 
  1. Prezanton nevojat për trajnim të startup-eve/studenteve të regjistruar në TechSpace dhe rekomandon trajnimet e nevojshme; 
  1. Harton dhe implementon programe trajnimi apo bashkëpunimi përmes modelit të inovacionit triple helix (qeveria, akademia dhe biznesi); 
  1. Qëndron në kontakt me startup-et për të kuptuar nevojat e tyre me qëllim përshtatjen e programeve dhe shërbimeve të TechSpace; 
  1. Përcakton, zbaton dhe ofron përmirësime të vazhdueshme për një portofol tërheqës të shërbimeve për startup-et; 
  1. Bashkëpunon ngushtë me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë për zhvillimin e aktiviteteve dhe programeve të TechSpace; 
  1. Është përgjegjës për infrastrukturën TIK brenda TechSpace; 
  1. Asiston në aktivitetet apo konkurset e zhvilluara me bazë inovacionin teknologjik në TechSpace; 
  1. Kryen raportime periodike ose sipas kërkesës së eprorit lidhur me frekuentimin e TechSpace, rezultatet e aktiviteteve që zhvillohen në të si dhe të programeve në zbatim për startup-et/studentët TIK; 
  1. Asiston dhe ndihmon start-up-et në promovimin dhe zhvillimin e produkteve teknologjike; 
  1. Monitoron dhe mban informacion të detajuar në lidhje me zhvillimet e inovacionit në vend dhe në botë; 
  1. Qëndron i përditësuar me informacion mbi startup-et e reja të suksesshme në vend dhe botë; 
  1. Përditëson me informacion faqen zyrtare web të TechSpace dhe rrjetet sociale të tij, duke bashkëpunuar edhe me drejtorinë përgjegjëse për promovimin mbi hartimin e lajmeve, njoftimeve apo materialeve promovuese; 
  1. Raporton tek eprori i drejtpërdrejtë mbi ecurinë e punës dhe problemet e hasura; 
  1. Respekton rregullat e etikës në kontaktet zyrtare me eprorët dhe kolegët e tij, si dhe përfaqëson në mënyrën e duhur autoritetin; 
  1. Kontribuon me njohuritë dhe eksperiencën personale në vendimet e rëndësishme të drejtorisë; 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT 

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Profesional në menaxhim biznesi, informatikë-ekonomike, inxhinieri-ekonomike/biznesi ose degë të ngjashme); 
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; 
  • Të ketë 1 vit eksperiencë pune; 
  • Të njohë mire ekosistemin e startup-eve në Shqipëri e më gjerë; 
  • Të ketë aftësi të mira për koordinimin/organizimin e eventeve, programeve dhe strategjive në mbështetje/nxitje të startup-eve TIK dhe studentëve TIK; 
  • Të ketë njohuri mbi fazat e zhvillimit të një biznesi/modelet e biznesit; 
  • Të ketë aftësi shumë të mira në analizimin dhe zgjidhjen e problematikave në kohë reale; 
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup. 

 PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1) 

PARAQITJA E DOKUMENTEVE: 

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 30.06.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente: 

  • Kërkesë për aplikim 
  • CV 
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave 
  • Fotokopje të librezës së punës 
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka) 
  • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka) 
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore 
  • Të paktën një letër rekomandimi 
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar 

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.