NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 673, Datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vënd të lirë pune në pozicioni:
Përgjegjës në Sektorin e Promovimit të e-Gov, Drejtoria e Portalit Qeveritar e-Albania
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për marketing, shkenca komunikimi/marrëdhënie me publikun ose degë të ngjashme;
- Të ketë njohuri shume të mira të marketingut online (rrjetet sociale, reklamim ne portale web, fushata komunikimi përmes email-it etj.)
- Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme (ku të jetë angazhuar në drejtimin dhe monitorimin e fushatave të komunikimit apo të marrëdhënieve me publikun);
- Të ketë aftësi shumë të mira në hartimin e fushatave të komunikimit dhe hartimin e përmbajtjeve promovuese (tekste, postera, video etj.)
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë njohuri te mira ne dizenjimin e fushatave promovuese dhe programeve respektive te tyre (psh, paketa Adobe etj.)
- Të ketë njohuri të mira analitike për kryerjen e analizave statistikore të fushatave të komunikimit;
- Të ketë aftësi shumë të mira në komunikimin në publik (në gjuhen shqipe dhe angleze);
- Të ketë aftësi të mira komunikuese (për koordinimin me mediat) dhe të bashkëpunimit në grup.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (III-a/1)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 24.09.2019 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:
– Kërkesë për aplikim;
– CV;
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
– Fotokopje të librezës së punës
– Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
– Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);
– Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
– Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit)