Programi i Evropës Digjitale (Digital Europe) është një program i ri financimi i BE-së i fokusuar në sjelljen e teknologjisë digjitale tek bizneset, qytetarët dhe administratat publike.

Programi i Evropës Digjitale ofron financim për projekte në pesë fusha kryesore:

  • Superkompjuter;
  • Inteligjencë artificiale;
  • Siguri kibernetike;
  • Aftësi të avancuara digjitale;
  • Sigurimi i përdorimit të gjerë të teknologjive digjitale në ekonomi dhe shoqëri.

Programi synon të ulë hendekun midis kërkimit në teknologjinë digjitale dhe vendosjes së tij në treg. Përfitues janë qytetarët dhe bizneset, veçanërisht NVM-të. Ky program mbështet objektivat të Bashkimit Evropian për një kalim “të gjelbër” dhe transformim digjital.

Në këtë kuadër, Komisioni Evropian (KE) hap thirrje për aplikim projektesh. Së fundmi, KE ka hapur disa thirrje për aplikime për projekte në fushën digjitale të cilat janë të hapura për pjesëmarrje për të gjitha subjektet ligjore si nga sektori publik ashtu dhe privat.

Për të parë më shumë mbi thirrjet të hapura për Shqipërinë, shfleto broshurën në vijim.

Broshura