Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:
- Pergjegjes, pranë Sektorit të Sigurise së të Dhenave, në Drejtorinë TIK të Tatimeve
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:
- Merr pjesë në hartimin e politikave të sigurisë së të dhënave që lidhen me infrastrukturën e teknologjisë së informacionit.
- Merr pjesë në hartimin e proçedurave standarte të operimit për mbarëvajtjen e sigurisë së të dhënave si në Drejtorinë e Përgjithshme ashtu edhe në Drejtoritë Rajonale Tatimore.
- Merr pjesë në përpilimin e formularëve dhe proçedurave që kanë të bëjnë me aksesin e burimeve të teknologjisë së informacionit dhe menaxhimin e llogarive të përdoruesve në sistemet informatike të administratës tatimore.
- Monitoron loget e sistemeve operative të pajisjeve në bashkëpunim me Sektorin e Rrjetit dhe Infrastrukturës.
- Mbledh dhe raporton të gjitha incidentet që vijnë si pasojë e shkeljes së politikave të sigurisë.
- Merr pjesë në implementimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit që shërbejnë për zbatimin dhe monitorimin e politikave të sigurisë në administratën tatimore.
- Merr pjesë në përgatitjen e specifikimeve teknike për prokurimet e pajisjeve kompjuterike (hardware) dhe programeve (software).
- Bashkëpunon me institucionet e tjera për garantimin e zbatimit të kushteve të sigurisë së të dhënave.
- Bashkëpunon me institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e incidenteve të hasura në cënimin e kushteve të sigurisë së të dhënave.
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Shkencor) për Informatike, Informatike Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
- Të ketë të paktën 3 vite eksperience;
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve:
- Windows server
- Paketa Office
- Të ketë aftësi të mira në:
- Standarteve ISO 27001
- Informacion te pergjithshem mbi Rregulloren e Përgjithshme te Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR)
- menaxhimin e llogarisë përdorues
- e-mail web server
- Verifikim programesh, konfigurime në rrjet, instalime të ndryshme të programeve për përdoruesit, instalim i antiviruseve
- rregullim dhe mirembatje te probleme software dhe hardware
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-a/1)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 29.11.2022 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:
-
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Të paktën një letër rekomandimi
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.