Kryetarja e delegacionit, nëndrejtoresha e AKSHI-t, znj.Hava Delibashi dhe Nëndrejtoresha e AKCESK-ut znj. Floreta Faber ishin të pranishme në tryezën globale për sigurinë, në fushën e teknologjisë së informacionit, organizuar nga Grupi i Punës për Sigurinë dhe Përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit 2021-2025, për të treguar qasjen e Shqipërisë, në tryezën e përbashkët të bisedimeve, për ndërtim dhe strukturim të kapaciteve, në kuadër të rritjes së nivelit të sigurisë në fushën e TIK.

Me shumë rëndësi, kontributi strategjik që nevojitet të ofrohet nga vendet e zhvilluara për ndarje të përvojave lidhur me adresimin e duhur të kërcënimeve dhe incidenteve në hapësirën kibernetike.

Gjatë fjalës së znj.Delibashi u tregua edhe njëherë angazhimin tonë për bashkëpunim mes qeverive dhe organizatave ndërkombëtare, për rritjen dhe zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve të sigurisë kibernetike, për të promovuar një ndërgjegjësim më të lartë, në ndarjen e informacionit dhe bashkëveprimit mes palëve të përfshira në këtë betejë të pandërprerë.

Siguria kibernetike, tashmë është një çështje e sigurisë kombëtare e secilit vend, që teknologjinë e ka kthyer në kryefjalë të zhvillimit të tij, sepse kërcënimi ndaj kësaj sigurie shkakton efekte të dëmshme ndaj stabilitetit ekonomik dhe sigurisë publike.

Të angazhuar, gjithmonë, në mbrojtje të hapësirës së përbashkët kibernetike!