Mbi 60% e aplikantëve janë burra

Nga 29 marsi, kur nisi zyrtarisht zbatimi i shërbimit të ri online “Leje për dalje” regjistrohen gjithsej mbi 372 mijë aplikime vetëm për të dalë për pazar apo për shërbesa të tjera, në nivel kombëtar.

Në një intervistë televizive, drejtoresha e Agjencisë Kombëtaretë Shoqërisë së Informacionit, znj. Mirlinda Karçanaj bëri me dije, se forma më e përdorur për të marrë leje për pazar apo nevoja të tjera është ajo online, përmes e-Albania, të cilës qytetarët i kanë besuar, duke aplikuar 2 herë më shumë krahasuar me aplikimin përmes sms-ve. “Shërbimi është një tabelë dialoguese, që e ‘merr për dore’ qytetarin dhe e shoqëron hap pas hapi deri në miratimin e aplikimit për lejen e daljes,” sqaron znj. Karçanaj.

Nga të dhënat e deritanishme, 60 për qind e personave qëaplikojnë dhe marrin lejen e daljes, rezultojnë te jenë burra.

Aktualisht, shërbimi “Leje për dalje” është në funksion të plotëdhe përdoruesit e kanë kthyer në rutinë të ditës së tyre,procedurën për të përfituar daljen 60-minutëshe, në fashën e orarit 5:00-13:00. Në dy ditët e para, sistemi regjistroi disaprobleme, për të cilat drejtuesja e AKSHI-t jep këtë sqarimpublik: “Komunikim elektronik me të gjitha sistemet, 12-fishim i këtij komunikimi në Platformën Qeveritare të Ndërveprimit; sikur një prej këtyre hallkave të mos përgjigjej, në dukje përqytetarët është problem i e-Albanias.”