Njihuni me udhëzimet për aplikim të saktë!

Nga data 16 prill, autorizimi për përdorimin e makinës ose motoçikletës për të shkuar dhe për t’u kthyer nga puna mund të merret online përmes platformës e-Albania. Kryeministri Edi Rama njoftoi nëpërmjet një videoposti në rrjetet sociale, se qytetarët do të lejohen të shkojnë në punë me automjet vetëm duke marrë leje në e-Albania, thjeshtë dhe shpejt me vetëm një klik, shërbim që do të lehtësojë lëvizjen e tyre në vijim. “Leje për punë”, që vlen brenda fashës orare zyrtare 05.00-08.00 dhe 16.00-17.30 ose në orare të caktuara duke zgjedhur opsionin “Punë me turne”. “Leja për punë” me automjet jepet vetëm për ata që punojnë në sektorin privat edhe në këto ditë të vështira, si edhe për nëpunësit e administratës publike. Ndërsa në automjet, nuk lejohet të lëvizin më shumë se dy persona: Drejtuesi i mjetit, I punësuar në një nga dy sektorët e sipërpërmendur, një familjar i tij me autorizim pune ose një koleg në të njëjtin vend pune. Me kushtin që, për arsye sigurie, shoqëruesi të ulet në sediljen e pasme, diagonal me drejtuesin e mjetit. Ata, që nuk respektojnë fashën orare zyrtare apo oraret specifike të përzgjedhura nga ata vetë, apo që nuk kanë një autorizim për lëvizje me automjet nga e-Albania do të ndëshkohen në përputhje me ndryshimet e miratuara në Kodin Penal, në Kuvendin e Shqipërisë.

Aplikimi në e-Albania për “Leje për punë” me automjet

Identifikohuni në e-Albania përmes llogarisë tuaj personale dhe klikoni në shërbimin elektronik “Leje për dalje”. (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13659)

Zgjidhni opsionin “Leje për mjet për punë” dhe nëse mjeti është në pronësinë tuaj ai do t’ju shfaqet automatikisht në listë dhe ju mjafton të klikoni butonin “Dërgo”.

Nëse mjeti nuk është në pronësinë tuaj, mjafton të vendosni targën e mjetit dhe numrin e shasisë së tij.

Kujdes! Një person mund të aplikojë për leje qarkullimi vetëm për një automjet.

Miratimi i lejes nga Policia e Shtetit do t’ju mbërrijë në adresën e e-mail-it ose në numrin e telefonit, që keni përdorur për t’u regjistruar në platformën e-Albania.

Po nëse zgjedh opsionin “Punë me turne”?

Opsioni “Punë me turne” është krijuar për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, të cilët shkojnë në punë në orare të ndryshme, jashtë fashës orare zyrtare: 05.00-08.00 dhe 16.00-17.30, pra ata të cilët punojnë edhe pasditeve si edhe në fundjavë. Për rrjedhojë, ata të cilët punojnë me turne, duhet patjetër të zgjedhin oraret specifike të lëvizjes, nga e hëna në të diel. Për ata, që aplikojnë për leje përmes opsionit: “Punë me turne”, përgjigja miratuese nga e-Albania vjen në moment dhe është e vlefshme gjatë gjitës javës, përfshirë fundjavën.

*Kërkesa për “Leje për punë” me automjet bëhet jo vetëm në e-Albania, por edhe mesazh të thjeshtë në numrin: 55155

Formatet e SMS-ve janë 4, sipas specifikës së aplikuesit:

*Për shtetas shqiptarë, që kërkojnë të qarkullojnë me mjet me targë shqiptare:
M targa, shasia NID

*Për shtetas të huaj, me mjet me targë të huaj:
MF F targa NID;

*Për shtetas shqiptar, me mjet me targë të huaj:
MF targa NID

*Për shtetas të huaj, me mjet me targë shqiptare:
M F targa shasia NID.

Kujdes:

*Respektoni hapësirat si në formatin e mësipërm.

*Gërmat M dhe F janë të pandryshueshme

*Targa, shasia dhe numri i identitetit (NID) janë unike, si për qytetarin, autoveturën dhe motoçikletën.

📌Nga dita e hënë, “Leje për dalje” me automjet në e-AlbaniaJu ftoj të gjithëve të ndiqni këtë video orientuese. Pas “Leje për dalje” për pazar e ilaçe, tashmë leja për të qarkulluar me automjet apo motoçikletë do jepet po aq lehtësisht në e-Albania. 📌Shërbimi nis të zbatohet nga dita e hënë. Por KUJDES!Leje për dalje me automjet në e-Albania do jepet për itinerarin strikt: shtëpi-punë-shtëpi. Leja mund të kërkohet nga punonjësit e bizneseve, apo nga punonjësit e administratës. 📌Në makinë, përveç shoferit lejohet edhe një familjar me autorizim pune ose një koleg i cili duhet të ulet në sediljen e pasme diagonal me shoferin.Në mungesë të internetit, aplikimi “Leje për automjet” mund të bëhet edhe me SMS në numrin e njohur 55155. Për marrjen e saj në mënyrë të menjëhershme ju këshilloj të përdorni e-Albania! 📌Fasha e re e orarit të lejuar do jetë 05.00- 08:00 dhe 16:00- 17.30, koha që përkon me vajtjen në punë dhe kthimin në shtëpi. Kush punon me turne apo orare specifike e zgjedh vetë kohën vajtje-ardhje, punë-shtëpi!- Një person mund të aplikojë për leje vetëm për 1 automjet📌SI MUND TË APLIKONI PËR LEJE PËR AUTOMJET: -Konkretisht, hapni faqen e-Albania dhe klikon në shërbimin “Leje për dalje”. -Zgjidhni opsionin “Leje për automjet”-Nëse automjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet automatikisht në listë-Klikoni “Dërgo” dhe prisni miratimin e menjëhershëm nga e-Albania *Nëse automjeti nuk është në pronësinë tuaj – Kryeni aplikimin duke vendosur targën e automjetit dhe Numrin e Shasisë së automjetit – Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail, që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania ose në numrin e telefonit të regjistruar në portal🟡VINI RE! Aplikimi për punë me turne apo orare specifike bëhet vetëm në e-Albania, jo me sms. 📌SI MUND TË APLIKONI ME SMSMë poshtë janë 4 formatet e duhura për të marrë “Leje për automjet” në numrin: 55155- Shtetas shqiptar, targë shqiptare:M TARGË SHASI NID-Shtetas i huaj, targë e huaj: MF F TARGË NID-Shtetas shqiptar, targë e huaj:MF TARGË NID-Shtetas i huaj, targe shqiptare:M F TARGË SHASI NID📌KUJTESË:-Gërmat M dhe F janë të pandryshueshme. -Targa, Shasia dhe Numri i identitetit janë unike si për qytetarin, autoveturën dhe motoçikletën.-Lutemi të respektoni nga 1 hapësirë mes fjalëve në mesazh!Përgjigjia miratuese ose refuzuese e aplikimeve nëpërmjet mesazhit në 55155 do të vijë në telefonin tuaj brenda 24 orësh.📌 Në telefonat tuaj, ruani emalin apo SMS miratuese e cila duhet t’i tregohet policisë në rast ndalimi. Mungesa e lejes ju penalizon me masë ndëshkuese nga strukturat policore. Stafi ynë është në gadishmëri për çdo asistencë të nevojshme në adresën helpdesk@e-albania.al#eAlbania#AKSHI#ShqiperiaDixhitale #tinukdojeshkurrëvetëm

Posted by Linda Karçanaj on Saturday, 18 April 2020