Përgjegjës, pranë Sektorit të IT në Ministrinë e Kulturës, Drejtoria e Marrëdhënieve e-Gov me Institucionet

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 673 datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lire pune në pozicionin:

  • Përgjegjës, pranë Sektorit të IT në Ministrinë e Kulturës, Drejtoria e Marrëdhënieve e-Gov me Institucionet

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatike, Informatike Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë të paktën 2 vite eksperience;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve:
    • Windows server
    • Paketa Office
    • WordPress
    • Të ketë aftësi të mira në:
    • Administrim Network
    • menaxhimin e llogarisë përdorues
    • e-mail web server
    • Verifikim programesh, konfigurime në rrjet, instalime të ndryshme të programeve për përdoruesit, instalim i antiviruseve
    • rregullim dhe mirembatje te probleme software dhe hardware
    • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
    • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

    PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( III-a/1 )

    PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

    Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 10.01.2020 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

    –        Kërkesë për aplikim;

    –        CV;

    –        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

    –        Fotokopje të librezës së punës;

    –        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit;

    –        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit ;

    –        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

    –        Të paktën një letër rekomandimi;

    –        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).