06Mar

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 673 datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lire pune në pozicionin:

  • Përgjegjës, pranë Sektorit të IT në Kryeministri, Drejtoria e Marrëdhënieve e-Gov me Institucionet

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Shkencor) për Informatike, Informatike Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë 5 vite eksperience ne fushat si me poshtë;
  1. administrimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit kompjuterik
  2. menaxhimin dhe administrimin e infrastruktures
  3. ofrimin e suportit per problemet hardware, network, security me nje priorite te larte
  4. helpdesk
  5. problematikat lidhur me Microsoft Office, ne menyre te vecante Outlook
  6. menaxhimin e perdoruesve nepermjet Active Directory
  7. menaxhimin e punes ne grup
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

 

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( III-a/1 )

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 24.03.2019 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;

–        CV;

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Fotokopje të librezës së punës;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit;

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit ;

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Të paktën një letër rekomandimi;

–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).