Pergjegjes, pranë Sektorit të Sigurise së të Dhenave, në Drejtorinë TIK të Tatimeve

Në zbatim Ligjit nr. 43/2023 “Per Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Pergjegjes, pranë Sektorit të Sigurise së të Dhenave, në Drejtorinë TIK të Tatimeve

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  • Merr pjesë në hartimin e politikave të sigurisë së të dhënave që lidhen me infrastrukturën e teknologjisë së informacionit.
  • Merr pjesë në hartimin e proçedurave standarte të operimit për mbarëvajtjen e sigurisë së të dhënave si në Drejtorinë e Përgjithshme ashtu edhe në Drejtoritë Rajonale Tatimore.
  • Merr pjesë në përpilimin e formularëve dhe proçedurave që kanë të bëjnë me aksesin e burimeve të teknologjisë së informacionit dhe menaxhimin e llogarive të përdoruesve në sistemet informatike të administratës tatimore.
  • Monitoron loget e sistemeve operative të pajisjeve në bashkëpunim me Sektorin e Rrjetit dhe Infrastrukturës.
  • Mbledh dhe raporton të gjitha incidentet që vijnë si pasojë e shkeljes së politikave të sigurisë.
  • Merr pjesë në implementimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit që shërbejnë për zbatimin dhe monitorimin e politikave të sigurisë në administratën tatimore.
  • Merr pjesë në përgatitjen e specifikimeve teknike për prokurimet e pajisjeve kompjuterike (hardware) dhe programeve (software).
  • Bashkëpunon me institucionet e tjera për garantimin e zbatimit të kushteve të sigurisë së të dhënave.
  • Bashkëpunon me institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e incidenteve të hasura në cënimin e kushteve të sigurisë së të dhënave.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Shkencor) për Informatike, Informatike Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë të paktën 2 vite eksperience;
  • Të ketë aftësi të mira në:
  • Standarteve ISO 27001
  • Informacion te pergjithshem mbi Rregulloren e Përgjithshme te Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR)
  • menaxhimin e llogarisë përdorues
  • e-mail web server
  • Verifikim programesh, konfigurime në rrjet, instalime të ndryshme të programeve për përdoruesit, instalim i antiviruseve
  • rregullim dhe mirembatje te probleme software dhe hardware
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.


PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-2)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 03.11.2023 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.