Drejtor, pranë Drejtorisë Juridike, Integrimit dhe Prokurimeve e-Gov dhe TIK

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të ligjit nr. 43/2023 “Per qeverisjen elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Drejtor, pranë Drejtorisë Juridike, Integrimit dhe Prokurimeve e-Gov dhe TIK

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  1. Harton planin e integruar vjetor të drejtorisë, e përditëson dhe e paraqet atë tek Drejtori i Përgjithshëm;
  2. Monitoron në mënyrë të vazhdueshme realizimin e planit vjetor nga ana e sektorëve;
  3. Evidenton dhe paraqet problemet në punën e Drejtorisë si dhe jep rekomandimet përkatëse për  zgjidhjen e tyre;
  4. Rekomandon dhe siguron saktësi në dokumentacionin e nevojshëm për çështje të cilat janë mbi autoritetin vendimmarrës të tij dhe siguron saktësinë e informacionit të dalë nga drejtoria;
  5. Përfaqëson Drejtorinë në marrëdhëniet me strukturat e tjera të AKSHI – it apo me subjekte e tjera publike dhe jo – publike;
    1. Mban përgjegjësi për organizimin dhe koordinimin e punës në të gjithë Drejtorinë, bën shpërndarjen e detyrave dhe kontrollon realizimin e tyre;
    2. Vendos për mbledhje apo takime pune jo vetëm periodike me vartësit e drejtorisë;
  1. Ruan sekretin dhe konfidencialitetin e dokumentacionit, sistemeve, bazave të të dhënave dhe gjithë informacioneve të tjera të trajtuara nga AKSHI në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;

 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë; Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë Institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të ketë njohuri të gjera të legjislacionit dhe procedurave në fushën e marrëdhënieve të punës;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të procedurave administrative dhe gjyqësore;
  • Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune;
  • Të ketë aftësi për të respektuar afatet;
  • Të ketë aftësi të mira analitike si dhe përgjegjshmëri të lartë;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;
  • Të ketë aftësi të punës në grup;
  • Të ketë njohuri të programeve kompjuterike;
  • Të ketë njohje të gjuhëve të huaja/vërtetuar me certifikate/dëshmi (preferencë);


PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (II-2)


PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 28.01.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.