07Mar

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Në zbatim, Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 673, Datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend  të lirë pune në pozicionin:

Specialist pranë Sektorit të Regjistrimit dhe Standardeve të Databazave Shtetërore, Drejtoria e e Bazave së të Dhënave Shtetërore

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatikë Ekonomike, Informatikë, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperience pune
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup
  •  

    PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( III-b )

    PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

    Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 16.03.2018 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

    –        Kërkesë për aplikim;

    –        CV;

    –        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

    –        Fotokopje të librezës së punës;

    –        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

    –        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);

    –        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

    –        Të paktën një letër rekomandimi;

    –        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

    (Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).

    Publikuar më 07/03/2018