Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 673 datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lire pune në pozicionin:
- Specialist, pranë Sektorit të Arkiv-Protokoll, Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
▪ Të ketë mbaruar studimet Universitare për Histori – Filologji apo degë të ngjashme;
▪ Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
▪ Të ketë të paktën një vit eksperiencë pune;
▪ Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (IV-b)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 08/10/2019 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, dokumentacionin si me poshtë:
– Kërkesë për aplikim;
– CV;
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
– Fotokopje të librezës së punës;
– Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
– Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);
– Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
– Të paktën një letër rekomandimi;
– Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).