Referuar shkronjës ë) të pikës 5) të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 673, datë 22. 11. 2017"Për riorganizimin e  Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit", AKSHI zhvillon, administron dhe mirëmban infrastrukturën e çelësit publik dhe menaxhon certifikatat e kualifikuara te Nenshkrimit Elektronik dhe Vules Elektronike për administratën publike. Me garancinë financiare si institucion qeveritar, AKSHI siguron pajtueshmërinë me nenin 19, të ligjit nr. 9880, datë 25.2.2008, “Për nënshkrimin elektronik", si dhe mbeshtet përdorimin e shërbimeve elektronike brenda Republikës së Shqipërisë. AKSHI eshte nje nder Ofruesit e Kualifikuar te Shërbimeve të Besuar, duke ofruar shërbimin e Autentifikimit, Nenshkrimit Elektronik si dhe Vules Elektronike për ofruesit e shërbimeve në të gjithë fushat e Qeverisë Shqiptare.

Legjislacioni lidhur me nenshklrimin elektronik:

Ligji Nr. 9880, datë 25.02.2008 "Për Nënshkrimin Elektronik"

Ligji Nr. 10 273, datë 29.04.2010 "Për Dokumentin Elektronik" 

VKM nr 495 date 13.09.2017 “per miratimin e rregullave te perfitimit te sherbimeve publike elektronike”

Zgjidhja e implementuar plotëson kushtet e mëposhtme për një infrastrukturë PKI të besueshme:

Konfidencialiteti - parandalimi i marrjes së informacionit nga persona të pa autorizuar
Integriteti - të dhënat origjinale nuk mund të ndryshohen rruges pa u kuptuar nga marrësi.
Autenticiteti - siguria që palët e përfshira në transaksion janë ato që pretendohen.
Mos refuzim - nënkupton që pala dërguese të mos refuzojë fillimin e një transaksioni.

Politikat mbi të cilat operon OKSHB janë:

- Politikat e Certifikimit
Deklarata e Praktikave të Certifikimit

Certifikata bazë e AKSHI
                - NAIS ROOT CA

Listat e revokimit
               - NAIS ROOT CRL
               - NAIS CA CRL
               - NAIS CLASS 1 CRL