Dokumentet gjenerohen me Nënshkrim Elektronik

Përmes portalit qeveritar e-Albania tashmë mund të gjenerohen dy dokumente tepër të rëndësishëm për startup-et dhe për zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit në Shqipëri.

Pasaporta e Startup dhe Pasaporta e Lehtësuesit mund t’u sigurohen aplikuesve online dhe të pajisura me nënshkrim elektronik, duke u dhënë vlerë të plotë ligjore.

Me mundësi aplikimi nga shtetas shqiptarë dhe ata të huaj, të dy llojet e procedurave kryhen online, pa patur nevojën e dorëzimit të dokumentacioneve shtesë.

 

Pasaporta e Startup-it / Start-up Passport  – https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14900

Aplikuesit, të cilët mund të jenë individë ose persona fizikë ose juridikë, ftohen të vetëdeklarojnë startup-in e tyre, për të qenë pjesë e Regjistrit të Startup-eve.

Pasi plotësohet formulari elektronik dhe shpjegohet në mënyrë të qartë dhe të shkurtër nisma, i takon njësisë përgjegjëse pranë Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, që brenda dy ditësh pune, ta miratojë aplikimin e rregullt dhe ta nënshkruajë elektronikisht Pasaportën e Startup-it.

Pasaporta e Startup-it me firmë elektronike bëhet e aksesueshme për shkarkim nga aplikanti, në llogarinë e tij në e-Albania.

Vlefshmëria e dokumentetit është 24 muaj dhe riaplikimi mund të bëhet sërish pas kësaj periudhe.

 

Pasaporta e lehtësuesit / Facilitator’s passporthttps://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14901

Edhe Pasaporta e Lehtësuesit gjenerohet nëpërmjet e-Albania, pas plotësimit të formularit të vetëdeklarimit në regjistrin e lehtësuesve. Regjistri shërben për vetëdeklarimin, për mbajtjen e të dhënave të lehtësuesve të vetëdeklaruar, për kërkuesit dhe përfituesit e granteve dhe të masave të tjera mbështetëse.

Brenda dy ditësh pune, pasi aplikimi është kryer duke plotësuar formularin elektronik, mbërrin dokumenti i pajisur me nënshkrim elektronik.

Me Pasaportën e Lehtësuesit, përfitojnë institucionet apo subjektet që ofrojnë shërbime në dobi të startup-eve, siç janë përshpejtuesit, inkubatorët apo edhe universitetet