21Sep

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 673 datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

Specialist pranë Sektorit të Serverave dhe Infrastrukturës Mbështetëse të Sistemeve, Drejtoria e Infrastrukturës e- Gov

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare ne nje nga deget e meposhtme:
    •  Informatike
    •  Teknologji Informacioni
    •  Inxhinieri Elektronike
    •  (dege të tjera të ngjashme)
  • Eksperience 2 vjecare ne teknologji virtualizimi Hyper-V dhe VMware
  • Eskperience 2 vjecare ne menaxhim serverash Linux dhe Windows
  • Eksperience 2 vjecare ne menaxhim clusterash te teknologjise Microsoft.
  • Eksperience 1 vjecare ne menaxhim dhe replikime te dhenash.
  • Eksperience 1 vjecare ne impementime dhe menaxhime te pajisjeve Storage.
  • Njohuri mbi  “HA Containers” (Docker Swarm, Kubernetes, etj…)
  • Njohuri mbi menaxhimin e sherbimeve DNS.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

 

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( III-b )

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 28.09.2018 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;

–        CV;

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Fotokopje të librezës së punës;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Të paktën një letër rekomandimi;

–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.