Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:
- Specialist, pranë Sektorit të Menaxhimit të Investimeve në TIK, Drejtoria e Kërkimit dhe Zhvillimit të e-Gov
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:
- Ndjek zbatueshmërinë e respektimit të standardeve dhe mendimeve nga AKSHI;
- Jep ekspertizën në procesin e hershëm të planifikimit të projekteve të rëndësishme strategjike, në momentin para buxhetimit;
- Punon për përcaktimin e parimeve dhe metodologjisë përkatëse të planifikimit dhe mbikëqyrjes së investimeve të SHI-së dhe të Qeverisjes Elektronike;
- Koordinimi i punës dhe investimeve në fushën TIK për të shmangur realizimin e investimeve të dubluara;
- Merr pjesë në grupe pune dhe kryen procedurat e prokurimit;
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Ekonomik, Finance, Informatikë Ekonomike, apo në degë të tjera të ngjashme
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë 1 vit experience pune
- Të ketë aftësi shumë të mira në analizimin dhe zgjidhjen e problemeve në kohë reale
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 15.11.2022 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:
-
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Të paktën një letër rekomandimi
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.