Drejtor, Drejtoria TIK e Tatimeve

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Drejtor, Drejtoria TIK e Tatimeve

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  • Konceptimi i Strategjisë për TIK dhe i përparësive për sistemin e tatimor në përputhje me nevojat për kompjuterizimin e sistemit tatimor.
  • Sigurimi i të gjitha parakushteve të nevojshme për zbatimin e Strategjisë për TIK-et përsa i përket mjeteve financiare dhe burimeve njerëzore dhe teknike për projektet konkrete, duke organizuar për këtë qëllim takime të rregullta periodike për vlerësimin e ecurisë dhe të efekteve të zbatimit të kësaj strategjie.
  • Sigurimi i kompjuterizimit gjithëpërfshirës të sistemit tatimor, me rëndësi thelbësore  përsa i përket kostove dhe efekteve të realizimit të tij.
  • Sigurimi i harmonizimit të kompjuterizizmit të sistemit tatimor me politikat e tjera qeveritare për zhvillimin e TIK-eve, shoqërisë së informacionit dhe qeverisjes në rrugë elektronike.
  • Sigurimi i parakushteve për kompjuterizimin e sistemit tatimor në përputhje me dokumentet ligjore dhe rregullat dhe standardet e tjera për sigurinë e TIK eve, mbrojtjen e të dhënave personale etj.
  • Garanton sigurimin e të gjitha parakushteve të nevojshme për zbatimin e Strategjisë për TIK-et përsa i përket mjeteve financiare dhe burimeve njerëzore dhe teknike për projektet konkrete, duke organizuar për këtë qëllim takime të rregullta periodike për vlerësimin e ecurisë dhe të efekteve të zbatimit të kësaj Strategjie
  • Garanton sigurimin e harmonizimit të kompjuterizimit të sistemit tatimor me politikat e tjera qeveritare për zhvillimin e TIK-eve;

 KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Shkencor) për Informatikë, Inxhinieri Telekomunikacioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme.
  • Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pune.
  • Të ketë njohuri të mira në:
    • Windows Active Directory
    • Microsoft Exchange Server
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.


PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (II-b)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 02.12.2022 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.