2 Specialistë, pranë Sektorit te Zhvillimit te e-Gov, Drejtoria e Programimit dhe Zhvillimit te e-Gov

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit nr. 43/2023 “Per Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • 2 Specialistë, pranë Sektorit te Zhvillimit te e-Gov, Drejtoria e Programimit dhe Zhvillimit te e-Gov

 

Ne po kërkojmë një Zhvillues me përvojë të AI që t’i bashkohet ekipit tonë dhe të na ndihmojë të krijojmë dhe implementojmë aplikacione AI që përputhen me qëllimet tona. Kandidati i suksesshëm do të ketë një njohuri të teknologjive të AI, duke përfshirë “ML”, “Deep Learning” dhe përpunimin e gjuhës natyrore (NLP), gjithashtu duhet të jetë në gjendje të implementojë algoritme me performancë të lartë dhe modele parashikuese.

 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  1. Siguron këshillim teknik për planifikim sistemesh;
  2. Në vijim të kontakteve me “Klientin” krijon një dokument të detajuar me specifikimet mbi të cilin të dy palët bien dakord;
  3. Qartëson cilat janë objektivat që duhet të përmbushë “aplikimi”;
  4. Analiza e specifikimeve teknike;
  5. Kryen testime pjesore dhe të plota të “Aplikimit” me qëllim kontrollin nëse “Aplikimi“ funksionon korrekt, siç është ideuar;
  6. Zbaton strategjinë për rritjen e performancës së aplikimeve në nivel përdoruesi;
  7. Kryen kalimin e “Aplikimit” në ambientin e punës reale (Production);
  8. Ndërhyn në rast “mosfunksionimi korrekt” ose gabimi duke kryer zhvillime, në rastet që paraqitet e nevojshme;
  9. Përshtatja e aplikimit sipas specifikimeve të reja, në rastet që paraqitet e nevojshme;
  10. Azhurnon, riparon, modifikon dhe zhvillon “Programet” ekzistuese;
  11. Përgatit raporte, manuale dhe dokumente të tjerë për përdorimin dhe mirëmbajtjen e aplikimeve;
  12. Kryen procesin e testimit “përfundimtar” (User-Acceptance) me qëllim garantimin e mirëfunksionimit të “Aplikimit”;
  13. Realizon trajnimin e punonjësve teknik dhe përdoruesve fundorë për përdorimin e aplikimeve;

 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatike, Informatike Ekonomike, Shkenca Kompjuterike, Statistike, Shkenca te te Dhenave,Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperience;
  • Përvojë si Zhvillues i AI ose rol i ngjashëm.
  • Njohuri në ML, “Deep Learning” dhe përpunimit të gjuhës natyrore (NLP).
  • Aftësi në gjuhë programimi si Python, R dhe Java.
  • Përvojë me framework-et AI/ML si TensorFlow, PyTorch ose të ngjashme.
  • Aftësi të forta analitike dhe të zgjidhjes së problemeve.
  • Aftësi të mira komunikuese me aftësi për të punuar në grup.
  • Njohja me platformat cloud si Azure/AWS/Google CloudTë ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;

PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 05.09.2023 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.