Informacion orjentues për aplikimin në mënyrën e duhur

Në situatën e krijuar pas pandemisë, që erdhi si pasojë e përhapjes masive në popullatë te Covid-19, qeveria shqiptare mori masa të menjëhershme për izolimin e qytetarëve në shtëpitë e tyre, me qëllim evitimin e ekspozimit dhe grumbullimit të tyre në ambientet publike. Menjëherë, në dispozicion u vendos shërbimi online, përmes të cilit qytetarët mund të aplikojnë për të përfituar nga leja e daljes.

Pas prezantimit të kryeministrit Edi Rama dhe drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj të shërbimit të ri, qytetarët vijuan të kishin pyetje të shumta lidhur me mënyrën e përdorimit të aplikacionit të dedikuar dhe platformës e-Albania.

Më poshtë gjeni një listë me pyetjet dhe përgjigjet më të shpeshta, për qytetarët shqiptarë dhe për shtetasit e huaj, që ndodhen këto ditë në territorin shqiptar:

1.Çfarë lejesh janë këto?
Këto janë leje për kembësorët, që duhet te dalin nga shtëpia për të blerë: ushqime, ilaçe apo për shërbesa të tjera.

2. Si mund të aplikoj për këtë leje?
Aplikimi nëpërmjet internetit:
Klikoni www.e-albania.al ose nëpërmjet aplikacionit e-albania, të cilin mund ta shkarkoni në smartphone-n tuaj dhe të kërkoni shërbimin: “Leja për Dalje” (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…).
Për të aplikuar për këtë shërbim ju duhet të jeni i identifikuar në portal. (Regjistrohuni në portal nëpërmjet të dhënave të kartës suaj të identitetit nëse nuk jeni regjistruar më parë)
Aplikimi me anë të sms-së në telefon:
Ata qytetarë, që nuk kanë mundësi të aplikojnë në internet, mund të dërgojnë një mesazh të thjeshtë në numrin: 55155 me tekst: Numri i kartës së identitetit dhe ora e daljes
Psh: J12345678L 0930

3. Kur e marr miratimin e lejes, kur aplikoj nga e-Albania?
Aplikimi nga e-Albania miratohet automatikisht në moment dhe vjen në e-maili-n tuaj, dhe në numrin e telefonit nëse keni regjistruar numrin tuaj gjatë aplikimit.

4. Kur e marr miratimin, kur aplikoj me sms në 55155?
Kur aplikohet me sms miratimi për lejen e kërkuar, në varësi të orës së kërkesës, vjen brenda orëve të para të ditës pasardhëse, dhe vlen vetëm për diten e nesërme.
Psh: Nëse dërgon një mesazh ditën e sotme deri në orën 23.59, miratimi ose refuzimi ju vjen në orët në vijim, dhe qytetari mund të dalë të nesërmen nëse miratohet.

5. Për sa kohë është kjo leja?
Leja është për një datë të caktuar, dhe zgjat vetëm 1 orë, brenda fashës orare: 05.00-13.00.

6. A mund të lëviz me automjetin tim me këtë leje?
Jo, “Leja per dalje” është për këmbësorët.

7. Sa herë që më duhet të dal, duhet të aplikoj?
Po, ju duhet të aplikoni sa herë që ju nevojitet të dilni për të bërë pazar, për të shkuar në farmaci apo shërbesë tjetër. Por, vetëm 1 orëm brenda një dite.

8. Shtetasit e huaj si mund të aplikojnë? / How can foreign citizens apply for a pemission?
Shtetasit e huaj mund të aplikojnë një leje për dalje ditore, duke dërguat një sms në numrin 55155 me formatin “F IDnumber Time”
Foreign citizens may apply for a one time per day pemission by sending a text message at the number 55155 with the format “F IDnumber Time” (F stands for Foreigner)
Example: F J1234567G 0930

9. Po, për të shkuar në punë duhet të aplikoj?
Jo, për të shkuar në punë si këmbësor nuk nevojitet aplikim për leje-dalje.

10. Po, për të shkuar në spital vlen kjo leje?
Në rast se ju do të shkoni në këmbë në spital, patjetër që vlen.

11. Po nëse jam ende në të njëjtën certifikatë familjare me pjesëtarët e tjerë të familjes që jetojnë në qytet tjetër?
Ligji nr 10129 “Për gjendjen civile” i ndryshuar: Brenda 30 ditësh nga ndryshimi i vendbanimit shtetasi duhet të paraqitet te zyra e gjendjes civile për të kryer veprimet e ndryshimit.
Pra, cilido qytetar që ndërron vendbanimin e tij, ndryshe nga ai i kaluari apo ai i anëtarëve të tjerë të familjes, brenda 30 ditëve duhet të beje deklarimin për vendbanimin e ri dhe të dalë në certifikatë më vete.

Për çdo pyetje shtesë apo paqartësi mbi mënyrën e aplikimit në portalin e-Albania për shërbimin online “Leje per Dalje” apo për shërbime ë tjera në portal, drejtoria e e-Albanias ka vendosur në dispozicionin tuaj stafin e asistencës që në koherencë të plotë do t’u japë përgjigje pyetjeve tuaja.